“Nuk pa dritë me sy” te Milan, po largohet në janar

17:01 | 10 December 2018

Alen Haliloviç, është i vendosur të largohet nga AC Milan gjatë dritares së transferimit të dimrit, raporton TMW.

22-vjeçari kroat nuk ka arritur që të përshtatet me jetën në Itali dhe ish-mesfushori i Barcelonës tani është i kërkuar nga klubet në Spanjë.

Mesfushori Alen Haliloviç i cili për shkak të Lucas Paqueta që bashkohet nga Flamengo, mund të largohet nga AC Milan në janar, pas vetëm gjysmë sezoni.

Ish-lojtari i Barcelonës, Las Palmas dhe Hamburg mund të jenë të mirëpritur përsëri në Liga, ku disa klube mesatare veç lanë shprehur interesim për të./ORAinfo/

Komento: