Nuk pajtohen asesi me vendimin e Gjykatës, Deçani nuk ia jep tokën Manastirit

20:54 | 27 May 2019

Duket se Deҫanit nuk do t’ia jap tokën Manastirit.

Një peizazh i këndshëm shoqëron gjithë rrugës pranë Manastirit të Deçanit.

Por këto bukuri s’mund të shfrytëzohen nga banorët pasi sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese 24 hektarë tokë i takojnë Manastirit.

E shumë fjalë kundër këtij vendimi, kanë vendasit. Madje ata ofrojnë edhe versionet e tyre se kujt i takon kjo tokë.

Të një zëri qëndrojnë edhe të gjitha grupet politike në këtë komunë.

E pikërisht për këtë ceshtje gjatë ditës Kuvendi Komunal në Decan kanë mbajtur një seancë të jashtëzakonshme, prej ku dolën me një dokument.

I prezantuar nga anëtarët e komisionit, fillimisht treguan për pasojat e zbatimit të këtij vendimi.

E më tutje ata ofruan një zgjedhje.

Ky dokument u votua unanimisht nga të pranishmit. Aty ishte edhe kryetari i komunës, Bashkim Ramosaj.

Sipas Ramosajt, agjencioni kadastral i cili ka kompetenca në rast se komuna nuk e zbaton vendimin, do të bindet pas studimit të dokumenteve që sipas tij janë të falsifikuara, se komuna ka të drejtë.

E për këtë i pari i Deçanit thotë se e ka dritën e gjelbër edhe nga kryeministri.

Në vitin 2016, Gjykata Kushtetuese kishte vendosur në favor të Manastirit në lidhje me tokë të cilën në formë arbitrare pushteti i vitit 1992 dhe 97 ia kishte dhuruar këtij institucioni fetar.

Nga Manastiri thanë se zbatimi i këtij vendimi është i obligueshëm.

Ditë më parë, në lidhje me këtë ceshtje, përfaqësuesja e BE’së, Nataliya Apostolova kishte thënë se vendimet e Kushtetueses janë përfundimtare dhe duhet zbatuar.

Komento: