Nuk pati mundësi ta paguante qiranë, familja nga Peja nxirret në rrugë

16:28 | 02 Prill 2020

Kur të gjithë duhet të rrinë brenda, qiradhënësi e ka dëbuar nga shtëpia një familje në Pejë.

Një familje tre anëtarëshe në Komunën e Pejës është nxjerr në rrugë nga qiradhënësi, për shkak të pamundësisë për të paguar qiranë mujore.

Familja Lajqi mbeti në rrugë paraditen e së enjtes, pasi u dëbua nga banesa.

Një fotografi që shfaq kryefamiljarin e familjes Lajqi bashkë me dy fëmijët e tij të mbetur në rrugë, është publikuar në rrjetin social Facebook nga Adnan Hysenaj, një qytetar i Komunës së Pejës.

Ai ka kërkuar ndihmë për familjen Lajqi.

E, nuk ka shkuar gjatë dhe për familjen tre anëtarëshe është gjetur një zgjidhje e përkohshme nga shoqatat e bamirësisë.

Komento: