Kur të gjithë duhet të rrinë brenda, qiradhënësi e ka dëbuar nga shtëpia një familje në Pejë.
Një familje tre anëtarëshe në Komunën e Pejës është nxjerr në rrugë nga qiradhënësi, për shkak të pamundësisë për të paguar qiranë mujore.
Familja Lajqi mbeti në rrugë paraditen e së enjtes, pasi u dëbua nga banesa.
Një fotografi që shfaq kryefamiljarin e familjes Lajqi bashkë me dy fëmijët e tij të mbetur në rrugë, është publikuar në rrjetin social Facebook nga Adnan Hysenaj, një qytetar i Komunës së Pejës.
Ai ka kërkuar ndihmë për familjen Lajqi.
E, nuk ka shkuar gjatë dhe për familjen tre anëtarëshe është gjetur një zgjidhje e përkohshme nga shoqatat e bamirësisë.