Nuk përjashtohet mundësia e transferimit të Messit te Manchester City

11:05 | 21 August 2020

Yaya Toure: Transferimi i Messit te Man City është i ndërlikuar, por i mundshëm.

Yaya Toure ka thënë se largimi i Lionel Messit nga Barcelona për te Manchester Cityt është i mundur, por ish-ylli i dy skuadrave pranon se çdo marrëveshje për argjentinasin këtë verë do të jetë “e ndërlikuar”.

Dera e daljes thuhet se ka qenë e hapur në Camp Nou nga fituesi i gjashtëfishtë i Topit të Artë dhe dështimet në sezonin e fundit kanë bërë që Messi të mendojë opsionet e ndryshme për të ardhmen.

Ai ka hyrë në 12 muajt e fundit të kontratës së tij të tanishme, me bisedimet shtesë që janë hedhur në pritje ndërsa gjigantët katalunas përpiqen të adresojnë çështje serioze brenda dhe jashtë fushës.

Legjenda e klubit, Ronald Koeman është emëruar trajner i ri, me holandezin që ka zhvilluar bisedime me Messin në përpjekje për të zbuluar se ku qëndron kapiteni.

Megjithatë, mund të jetë shumë e mundshme që Messi të largohet këtë verë dhe Interi e City janë dy klubet më të mundshme për ta transferuar.

Toure beson se ata klubi nga Etihad mund të eksplorojnë një transferim mahnitës, por ai pranon se çdo diskutim dhe transferim do të jetë i vështirë.

“Do të jetë e ndërlikuar. Nga ajo që di, Messi e do Barcelonën. Ai e do qytetin, e do klubin, ai e do filozofinë atje”, ka thënë fillimisht Messi për Daily Star.

“Por nëse ai do të duhej të largohej nga klubi, ndoshta ai mund të vinte në City. Pse? Sepse City ka para për ta blerë atë dhe ka vetëm disa klube në Ligën Premier që mund ta lejojnë atë, për të qenë i sinqertë”.

“Nëse ai vjen në City, ai do të jetë i mirë për Cityn sepse pjesa tjetër e Ligës Premier është gjithashtu mjaft e fortë dhe e vështirë”.

“Mënyra se si luan Messi, pak menaxherë do ta duan atë sepse ai thjesht rri në krah dhe nuk dëshiron të mbrojë shumë”.

“Kam pak dyshim se ai do të largohet nga Barcelona, për të qenë i sinqertë. Nëse Messi largohet do të ketë një hendek masiv”, përfundoi Toure.

Komento: