Nuk përmbahet nga lotët, ky është rrëfimi i Arben Carës, zjarrfikësit që humbi gjithë familjen nga tërmeti

13:40 | 29 Nëntor 2019

Tërmeti që ndodhi mëngjesin e së martës ka lënë të vdekur mbi 50 perona në disa zona të Shqipërisë.

Arben Cara është shef i repartit zjarrfikës të stacionit numër 3 në Tiranë. Ai ditën e rënies së tërmetit është nisur me urdhër drejt “Vila Palma” në Durrës, por tre orë më vonë ka marrë një urdhër që e ka shqetësuar jo pak.

“Më thanë që me urdhër të ministrit Lleshaj duhet të zhvendosem me njësinë time nga Durrësi për në Thumanë” – tregon Arben Cara për Gazetën Shqip.

“E ndjeva, por nuk ma merrte mendja se atje do të shuhej e gjitha familja e të afërmëve të mi. Kisha mbi vete një barrë të rëndë. E para të drejtoja operacionin dhe e dyta të kërkoja me shpresën për të gjetur të mbijetuar të afërmit e mi” – thotë Arben Cara.

Por, ai i ka humbur të gjitha shpresat, pasi Francesco Lusek, një ekspert italian nga Fermo i ka thënë se është shumë e vështirë për të pasur të mbijetuar.

Kaq u desh që Arbeni të shpërthente në lot, jo në sy të vartësve të tij.

Nga ana tjetër, kishte detyrën e vështirë që të nxirrte trupat pa asnjë vonesë. I vetmi që mundi të shpëtojë nga familja Cara është Alberti, i paralizuar në gjysmën e trupit.

“Barra ime e rëndë përveç trupave të pajetë është edhe ajo, që jam caktuar unë për t’i thënë Albertit se asnjë nga familja nuk jeton më. Dua t’ja them këtë përpara varrimit sot deri ne orën 13.00. Ai nuk mund të jetë pjesë e ceremonisë, por duhet t’ja them, sepse në të kundërt, mund të jetë peng për të dhe për mua për thuajse gjithë jetën” – tregon Arbeni Cara, që nuk i mban lotët.

Komento: