Ole Gunnar Solskjaer duket se nuk qëndron prapa suksesit të Manchester United.
Sir Alex Ferguson raportohet se është trajneri “nën hije” i Manchester United.
Burime të afërta me skuadrën angleze raportojnë se Fergie po e ndihmon nga jashtë trajnerin norvegjez, madje duke e ndihmuar të bëjë edhe formacionet.
Pas shumë viteve, ish legjendari skocez ka vizituar skuadrën edhe në stërvitje, gjë të cilën nuk e kishte bërë sa skuadra udhëhiqej nga trajnerë të tjerë. Gëzimi i Fergiet po vërehet edhe në tribuna, sa që të jep përshtypje se po i gëzohet taktikave të tij.
Skuadra ka ndryshuar rrënjësisht edhe në mënyrën e lojës, taktikë e cila ngjanë shumë me lojën që dikur Fergie e bënte me United. Pikërisht Fergie ka qenë ai që insistuar në sjelljen e Solskjaer te United.