
Martial duket se nuk do të qëndrojë gjatë te United.
Newcastle United po kërkon të huazojë Anthony Martial nga Manchester United në janar, zbulon The Sun ,përcjell ORAinfo.

Lëvizja e përkohshme e francezit do të kushtonte afërsisht 6 milionë funte, ndërsa Magpies mund të duhet gjithashtu të luftojnë Juventusin për nënshkrimin e tij.
Francezi ka tërhequr interes edhe nga Juventusi i cili ka kohë që po e monitoron atë./ORAinfo/