
Shokët e skuadrës së Donny van de Beek e bindën mesfushorin holandez të ndërronte agjentin në mënyrë që të largohej nga Manchester United, raporton Mail.
Van de Beek është i etur të largohet nga Old Trafford dhe ka zëvendësuar agjentin Guido Albers me Ali Dursun në një përpjekje për të siguruar një transferim diku tjetër, përcjell ORAinfo.
Everton dhe Wolves kanë zhvilluar bisedime për një lëvizje javët e fundit, megjithëse agjenti i ri i Van de Beek mund të ketë plane të tjera për 24-vjeçarin./ORAinfo/