Nuk po kalon në një formë të mirë këtë sezon, Barcelona tashmë ka një plan për Lewandowskin

00:31 | 24 Janar 2024

Robert Lewandowski ishte njëri ndër lojtarët kryesor mbrapa suksesit të Barcelonës në La Liga sezonin e kaluar.

Polaku shënoi 33 gola në 46 paraqitje për klubin, në një sezon që statistikisht ishte njëri ndër më të mirët në karrierën e tij.

Sidoqoftë, këtë sezon gjërat nuk po shkojnë siç duhet për 35-vjeçarin, forma e të cilit ka pësuar një rënie drastike së fundmi.

Duke marrë parasysh transferimin e Vitor Roques dhe raportimet për kalimin e tij në Arabinë Saudite, katalanasit thuhet se po mundohen që ta largojnë Lewandowskin gjatë verës.

Por sipas një raporti të fundit nga Diario Sport, blaugranasit kanë një tjetër plan në mendje.

Në vend se ta detyrojnë sulmuesin veteran të largohet, sidomos duke marrë parasysh kontratën e tij e cila skadon në 2025, Barcelona janë të gatshëm ta lejojnë atë të vendos vet të ardhmen e tij.

Natyrisht, largimi i lojtarit të dytë më të paguar në ekip do të lehtësonte krizën financiare të klubit, por të mbash në ekip një lojtar me kaq përvojë edhe për një vit tjetër, me shumë mundësi do t’i garantone atyre 15-20 gola, diçka që nuk është një opsion i keq gjithashtu.

Komento: