“Nuk po mujm as me ec e as me dal me kerre”- Banorët e Obliqit ankohen për rrugën e dëmtuar

09:38 | 02 December 2024
“nuk-po-mujm-as-me-ec-e-as-me-dal-me-kerre”-banoret-e-obliqit-ankohen-per-rrugen-e-demtuar

Në emisionin “Adresa e ankesave” në Kanal10 me Arben Ahmetin në një lidhje direkte nga Obiliqi me gazetarin Naim Sadiku në fshatin “Bakshi”, ku rrugica ka tash e sa vite e parregualluar.

Për këtë problem poashtu ka folur edhe njëri nga banorët e kësaj lagje ku ka thënë së nga viti 2012 kjo rrugë është e parregulluar.

“Ka më shumë që nga viti 2012 që kjo rrugë është e pa shtrum edhe vetëm një herë është rregulllu kjo edhe jena kanë në komun e kana bo ankesa edhe i kemi dërgu edhe nuk na kanë mundësu na nuk po mujm as në kam me dal e as me kerre problem per kete situatë nuk po mujm po na prishen kerret me dal spo mujm”, është shprehur ai.

Gjithashtu ai ka thënë se përveç problemit që kanë me rrugë kanë problem edhe me kanalizim edhe se poashtu që kjo tok poashtu nuk është e shkruar në Komunë.

Komento: