Nuk po ndalet problemet për skuadrën e Milanit

18:12 | 31 Dhjetor 2020

Skuadrës së Milanit nuk po i ndalen problemet.

Sulmuesi i AC Milanit, Alexis Saelemaekers thuhet se do jetë jashtë fushës së gjelbër për 10 ditët e ardhshme, ndërsa Samu Castillejo do humb sfidën ndaj Benevento.

Sipas Tuttosport, Saelemaekers është shtuar në listën e lëndimeve, andaj do humbas dy sfidat ndaj Benevento dhe Juventusit.

Brahim Diaz do jetë alternativa e 21-vjeçarit deri në rikthim.

Kurse, sa për Castillejo ai gjithashtu është në dyshime për ndeshjen e parë të vitit 2021, meqenëse ka disa shqetësime.

Momentalisht, Milani është lider në Seria A, një pikë më shumë se Interi.

Komento: