Serie A po rrezikon të anulohet.
Shpresat e Serie A për të përfunduar këtë sezon janë në rrezik të vërtetë pasi qeveria italiane ka paralajmëruar klubet që e gjitha skuadra përballet me dy javë izolim nëse vetëm një lojtar ose anëtar i stafit del pozitiv në koronacirus pas datës 18 maj.
Një zyrtar mjekësor i Federatës së Futbollit të Italisë ka konfirmuar lajmin të mërkurën pasdite, me Serie A që tani është nën kërcënim për t’u anuluar.
“Nëse nuk gjemë një zgjidhje, Serie A nuk do të rifillojë”, ka konfirmuar mjeku i federatës, përcjell lajmi.
Në Bundesligë dhe Premierligë, kanë zbatuar masa tjera, dhe kur një lojtar del pozitiv, do të izolohet vetëm ai, dhe jo e gjithë skuadra.
Italia është një vendet e para në Evropë që u godit nga koronavirus, dhe Serie A qëndron e pezulluar që nga 9 marsi.
Klubet e Serie A do të lejohen të stërviten në grupe nga 18 maji me maturi.
Deri më tani,klubeve u është lejuar që të stërviten vetëm në baza individuale dhe duke respektuar rregullat e distancës sociale.