Nuk po sheh “dritë me sy”, Higuain mbetet në mes të rrugës

13:41 | 22 Mars 2019

E ardhmja e tij mbetet ende e paqartë.

Gonzalo Higuain mund të kthehet në Torino, lajmin e publikon e përditshmja angleze Mirror, ku arsyeton detajet e një rikthimi të bujshëm të El Pipitas në kampin juventin.

Sipas tabloidit shumë shpejt Chelsea mund të dalë me vendimin për të rikthyer sulmuesin argjentinas në Serinë A italiane duke mos e zgjatur huazimin e tij edhe për 12 muaj të tjerë apo akoma më tej blerjen e tij.

Performanca e Gonzalos mesa duket nuk ka bindur deri më tani drejtuesit e klubit anglez, por me bllokimin e merkatos së bluve të Londrës shanset e Higuain për të qëndruar në Londër duken ende të hapura.

Juve, Milan, Chelsea dhe sërish Juve ka qënë aksi i argjentinasit kohët e fundit dhe pas largimit nga klubi torinez kjo verë duket se projekton sërish përshkimin e rrugës drejt zonjës së vjetër për bomberin e zbehur, një rikthim që nëse ndodh mendohet të jetë i përkohshëm.

Të gjitha të dhënat flasin se Higuain nuk bën më pjesë në projektin e bardhezinjve ndaj me ripërfshirjen hipotetike të tij në organikën e Juves në qershor, Paratici mund të vihet në kërkim të një tjetër klubi që shfaq interes për të, për të mënjauar kështu edhe një situatë të sikletshme.

Me vetëm tre gola që nga mbërritja e tij në Stamford Bridge, shumë shpejt Higuain mund të cilësohet si i papëlqyer nga klubi i Premier Leagues që nuk ka më interes për të blerjen apo zgjatjen e huazimit të tij.

Sidoqoftë me Giroud dhe Hazard që projektohen drejt largimit në fund të këtij sezoni, Blutë e Londrës mund të ndryshojnë mendim për të evituar mundësinë e mbetjes pa sulmues. Në këtë kontekst e ardhmja e Higuain është më shumë se kurrë në duart e Chelseat.

Komento: