Nuk pranoi ta drejtonte skuadrën kundër Kosovës,Federata e Futbollit të Malit të Zi merr këtë vendim për trajnerin Tumbakovic

23:28 | 07 Qershor 2019

Duket se trajneri i Malit të Zi, Ljubisa Tumbakovic do të shkrkohet.

Këshilli për Çështje Urgjente në Federatën e Futbollit të Malit të Zi, do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme, në të cilën do të zyrtarizohet shkarkimi i përzgjedhësit, Ljubisa Tumbakovic.

Kjo, pasi trajneri serb nuk pranoi të udhëhiqte skuadrën për shkak të presionit të pati nga Beogradi, ndërsa njëjtë vepruan edhe futbollistët serbë, Mirko Ivanic dhe Filip Stojkovic.Federata e Futbollit e Malit të Zi vlerëson se nuk do të ishte morale e aq më pak profesionale që Tumbakovic të udhëheqë skuadrën vetëm në ndeshjet me Anglinë, Bullgarinë dhe Çekinë, ndërsa jo edhe në ato me Kosovën.

Komento: