Nuk pritej, ja ku po transferohet Higuain

22:49 | 30 Mars 2019

Ai nuk po gjen qetësi askund.

Gonzalo Higuain vendosi të linte Italinë pas plot 6 vitesh, ku kaloi në Angli teChelsea. Gjithsesi, aventura e argjentinasit nuk ka shkuar ashtu siç pritej, pasi blutë po hasin jo pak probleme në Premier League.

Një problem më vete është edhe dënimi që londinezët kanë marrë, ku nuk do të jenë aktiv dy merkatot e ardhshme për sa i përket blerjeve.

Ky fakt, sjell edhe rikthimin e Higuain te Juventus, pasi “El Pipita” është i huazuar me të drejtë blerje në “Stamford Bridge”. Sipas gjasave, 31-vjeçari po shtyrton destinacion e ardhshëm dhe duket se Italia mund të jetë përsëri e ardhmja e tij.

Siç raportohet nga lajmet e fundit në mediat italiane, Roma është futur në garë për shërbimet e Higuain dhe me sa duket do të bisedojë me drejtuesit bardhezinj. Klubi verdhekuq, gjithashtu është përmendur që kërkon të ketë si trajner për sezonin e ardhshëm, Mauricio Sarrin.

Komento: