Nuk pritej, Juventus largon këta dy futbollsitë

08:13 | 03 Korrik 2019

Juventusi, po freskon skuadrën.

Sami Khedira dhe Blaise Matuidi mund të largohen nga Juventus këtë afat kalimtar.

Sezoni i ri në Serie A, ka gjasa të mëdha të mos i gjejë në Torino dy mesfushorët, Sami Khedira dhe Blaise Matuidi.

‘Zonja e Vjetër’ tashmë ka zyrtarizuar transferimet e mesfushorëve Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot..

Këto dy prurje, janë edhe arsyet që mund të çojnë në largimet e Khedira dhe Matuidi. Khedira te Juventus ishte transferuar nga Real Madrid, ndërsa Matuidi nga PSG.

Komento: