
Kryetar i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka sqaruar arsyen se pse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj nuk ishte takuar me presidenten Vjosa Osmani, në dhjetorin e vitit të kaluar.
Ai tha se Haradinja ka shkuar në Presidencë në kohën e përcaktuar nga shefja e shtetit, por kjo e fundit nuk e ka respektuar orarin e caktuar.
“Nuk thirret një kryetar partie dhe një ish-kryeministër dhe me i thonë prit pak në korridor me roje, mos bëni hajgare. Më mirë me i thonë hajde dhjetë minuta më vonë me i lanë vetes kohë pak më shumë se me e lanë me pritë në korridor, vendoni veten në pozitë të tij edhe pritni pak në korridor edhe shihni qysh ju duket”, tha Gjini, për ATV.
Ai thotë se Haradinaj është i saktë me kohën, si në rastin kur e fton dikë në takim, si në rastin kur ftohet në takim.