Nuk pritet ulja e çmimeve të naftës

20:33 | 07 Qershor 2022

Çmimi i naftës po vazhdon të rritet në vendin tonë.

Si asnjëherë më parë, në Kosovë është ngritur çmimi i derivateve. Në treguesit që gjenden nëpër pompa gjatë së martës shihet se nafta e benzina kanë arritur vlerën deri në 1.80 cent për litër.

Tash e sa kohë për këtë shqetësim të qytetarëve nuk është gjetur një zgjidhje as nga Qeveria e Kosovës.
E se një gjë e tillë nuk pritet së shpejt, e thonë nga Shoqata e Naftëtarëve.

Sipas kryetarit të shoqatës, Berjanit, tregu stabilizohet vetëm kur përfundon lufta Ukrainë-Rusi.

Për rritjen e çmimit të naftës, ka pasur edhe reagime nga deputetët e opozitës.

Komento: