Nuk respektuan masat, dënohen afër 1 mijë qytetarë gjatë 24 orëve të fundit

08:40 | 02 Nëntor 2020

Mosrespektimi i masave anti-covid po ju kushton qytetarëve të Kosovës.

Prej shtatë muajsh, Kosova vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Kësisoj institucionet e vendit vendosën një mori masash, në mënyrë që të parandalohet përhapja edhe më e madhe e këtij virusi.

Me të votuar ligji në Kuvendin e Kosovës, Policia ka vazhduar me shqiptimin e gjobave në bazë të ligjit anti-COVID.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 966 tiketa, për të gjithë ata që thyen masat e vendosura për parandalimin e këtij virusi, transmeton lajmi.net.

Duhet përkujtuar që gjatë ditëve të fundit pati një rritje të numrit të të infektuarve, ku deri më sot numri i përgjithshëm ka arritur në 20 mijë e 179 persona të infektuar në nivel vendi.

Komento: