Nuk respektuan orën policore, prangosen shumë persona

09:52 | 30 Mars 2020

Shoqërohen në Polici shumë persona – nuk respektuan vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Ditë më parë Qeveria e Kosovës mori vendim rreth kufizimi të lëvizjes së qytetarëve – masë kjo e marrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mirëpo në bazë të kërkesave që kanë qytetarët Qeveria ndryshoi orarin e kufizimit që tani është mosqarkullim nga ora 17:00 deri në 06:00.

Mirëpo mosrespektimi i këtij vendimi nga shumë qytetarët e pothuajse të gjitha komunave – ka bërë që Policia t’i ndaloj e arrestoj.

Më poshtë mund t’i shihni të gjitha ndalimet-arrestimet gjatë 24 orëve:

Llapushnik-Gllogoc 28.03.2020-21:40. Është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij me targa të huaja i shoqëruar me një pasagjer mashkull kosovar të cilët pa ndonjë arsye nuk e ka respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

Fsh. Babimofc, Obiliq 29.03.2020-00:57. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar duke lëvizura me automjetin e njërit prej tyre, të cilët pa ndonjë arsye kanë lëvizur në intervalin kohor kur ndalohet lëvizja e qytetarëve dhe sipas vendimit të Qeverisë së R. së Kosovës. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit te dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.

Obiliq i Vjetër 29.03.2020-19:00. Është raportuar se katër të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke luajtur, të cilët nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

Rr. 28 Nëntori, Podujevë 29.03.2020-20:50. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

Gllogoc, Prishtinë 29.03.2020-20:50. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u shëtitur me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullte.

Rr. Ilir Konushevci 29.03.2020-20:15. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë shoqëruar në polici pasi që të njëjtit janë takuar duke u
qarkulluar me automjetin e tyre pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Njëri prej tyre është arrestuar pasi që i ka penguar zyrtarët policor në kryerje të detyrës zyrtare dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Podujevë 29.03.2020-21:10. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar janë takuar duke shëtitur këmbë të cilët nuk e kanë respektuar urdhrin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Gjatë kontrollit te njëri prej tyre është gjetur një thikë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të njëjtit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Fsh. Zhegër, Gjilan 29.03.2020-18:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka dalur me veturën e tij pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga qeveria e R. Kosovës. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48- orë.

Fsh. Bellacerk, Rahovec 29.03.2020-08:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka vepruar ne kundërshtim me urdhrin dhe
vendimin e organit kompetent lidhur me parandalimin e COVID 19, duke shërbyer me kafe klientëve nga kafiteria e tij. Me urdhër te prokurorit pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Drenoc, Rahovec 29.03.2020-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti së bashku me disa persona të tjerë kishte qenë në oborrin e një shkolle duke luajtur, ndërsa persona e tjerë kishin arritur që të largohen .I dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar lirohet në procedurë të rregullt.

Rr. Washington, Gjakovë 29.03.2020-21:40. Është raportuar i dyshuari meshkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar duke u
shëtitur me automjetin e tij pa ndonjë arsye duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullte.

Mitrovicë 29.03.2020-21:51. Është raportuar se tre të dyshuar meshkuj kosovar pas një mosmarrëveshje i kanë sulmuar fizikisht dy viktima meshkuj kosovar, njehe rit të njëjtit nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës. Pas intervistimit të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregulltë.

Vushtrri 29.03.2020-22:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë një ahengu familjarë në shtëpinë e tij janë takuar 12 persona, nuk e ka respektuar vendimin lëshuar aga Qeveria e R. Kosovës. Me vendim të prokurort i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregulltë.

Komento: