Nuk respektuan vendimin, mbyllen tri biznese në këtë komunë të Kosovës

22:52 | 17 Mars 2020

Në një nga komunat e Kosovës janë mbyllur tri biznese për shkak të mos respektimit të vendimit.

Me qëllim të parandalimit të infeksionit COVID-19, Inspektorati i Komunës së Skenderajt, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sonte kanë mbyllur edhe tri biznese tjera në Skenderaj, në rrugën “Ilaz Kodra”-Skenderaj, në Runik dhe në Qirez, pasi që të njejtit kishin mbajtur kundërligjshëm hapur lokalet.

Pas mbylljes së lokaleve ndaj pronarëve të bizneseve ka hapur rast Prokurori i Shtetit për procedura të metejme.

Komuna e Skenderajt bënë thirrje që të respektohen vendimet dhe masat e ndermarra nga Komuna dhe Qeveria për parandalimin e infeksionit COVID-19.

Komento: