
Këngëtarja, Blerina Matraku, ka reaguar sërish me dy postime lidhur me ngjarjet e fundit të publikimit të pamjeve intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila.
Pas një reagimi të parë, në reagimin e dytë ka folur për situatën e rënduar emocionale nga ngjarjet e fundit derisa ka gozhduar po ashtu edhe vetë Hilën përmes një shkrimi të gjatë.
“Të bësh një një vajzë që mos ta shoh dot babain e saj në sy, ta bësh atë të iki nga shtëpia e të humbi të vetmen gjë që ka mbetur në jetë, dinjitetin, ky është krim”, ka shkruar Matraku.

“Të kam mbivlerësuar dhe hipërbolizuar, por nuk ta falë. Do i lashë në këtë botë, lotët e çdo gruaje, e çdo fëmije, lotët e nënës time, të Klaudias (për të cilën thoje jam i divorcuar, lotët e vajzave tua (ju lutem më falni ju të fundit, se nuk e mbroj do më këtë njeri. Do të paguash lotët e mi që nuk ndalen, sepse ti nuk di të ndalesh, nuk ke kufij”, theksoi këngëtarja e cila iu drejtua në veçanti kompozitorit Hila i cili ishte protagonist i pamjeve të rrjedhura në internet.
Mes tjerash, ajo deklaroi se nuk kishte vuajtur kurrë për emër dhe se ajo në theks të veçantë nuk ishte artiste e studios së kompozitorit dhe se e kishte paguar siç theksoi ajo me “gjak” për çdo këngë e projekt.

“Nuk jam pjesë e fondeve bashkiake, apo të asnjë privilegji shtetëror, jam këngëtarja e papaguar, dhe e pavlerësuar me çmime, më e pambrojtur, e cila ka gjetur punën me thonj, dy tre punë të lodhshme… unë kam punuar 20 nëpër shërbim klienti”, tha artistja.
Përveç këtij reagimi, këngëtarja Matraku u ka bërë thirrjeve autoriteteve për të marrë ligjore për prishjen e imazhit.

