Nuk takohen sot Thaçi dhe Kurti

11:41 | 20 Janar 2020

Thaçi dhe Kurti nuk takohen sot.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk do të takohen sot.
Kështu merr vesh Reporteri nga burime të saja.

Një takim mes tyre ishte paralajmëruar për në orën 12:00 ku pritej që kreu i shtetit t`ia dorëzonte Dekretin e Mandatarit.

Kjo lëvizje erdhi pasi Vetëvendosje e propozoi Albin Kurtin si mandatar për Kryeministër në Qeverinë e Kosovës.

Sot fillon edhe afati 15 ditor i mandatarit Kurti për formimin e Qeverisë.

Komento: