Nuk tërhqiet Djokovic, e mbron mesazhin provokues ndaj Kosovës

15:28 | 01 June 2023

Djokovic nuk tërhiqet, e mbron mesazhin provokues ndaj Kosovës.

Novak Djokovic nuk është tërhequr për mesazhin e tij provokues ndaj Kosovës, përkundër kritikave të shumta që i mori për përfshirjen e politikës ne sport.

Tenisti serb shkroi “Kosova është zemra e Serbisë. Ndalojeni dhunën”, në kamerën zyrtare të turneut të madh të tenisit, Roland Garros.

Por, ai mori vetëm qortim dhe nuk u dënua e as nuk u gjobit për këtë skandal që e bëri, në momentet tensionuese në veri të Kosovës, shkruan “Gazeta Express”.

E tash, numri 3 i botës u shpreh se ishte i vetëdijshëm se do të kishte reagime pasi që njerëzit mund të mos pajtohen me qëndrimin e tij, por që shtoi se e mbron atë që e ka shkruar dhe që e ka thënë më pas në konferencë për shtyp.

Politika franceze e konsideroi si të papërshtatshme atë që e bëri dhe e tha Djokovic, të cilin e këshilloi të mos e përsëriste më në French Open, pa e kërcënuar se mund të dënohet për një veprim të tillë.

Djokovic njihet si një sportist nacionalist serb, i cili kohë pas kohe ka lëshuar mesazhe ndaj Kosovës, të cilën e imagjinon ende si pjesë të Serbisë.

Komento: