Nuk u mbijetoi plagëve, vdes 39-vjeçari që u godit nga vetura në Zahaq të Pejës

09:20 | 03 Korrik 2026
nuk-u-mbijetoi-plageve,-vdes-39-vjecari-qe-u-godit-nga-vetura-ne-zahaq-te-pejes

Ka përfunduar tragjikisht aksidenti i rëndë që ndodhi më 23 qershor në fshatin Zahaq të Pejës, pasi këmbësori që ishte goditur nga një veturë nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Viktima  39-vjeçar,  kishte qëndruar për disa ditë në gjendje të rëndë shëndetësore, por pasditen e së enjtes ka ndërruar jetë.

Dyshohet se drejtuesi i një automjeti  duke mos e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, e kishte goditur këmbësorin në momentin kur ai po e kalonte rrugën.

Komento: