Holanda dhe Anglia kanë shkuar në vazhdime.
Nuk kanë mjaftuar 90 minuta për tu vendosur se kush do të jetë kundërshtari i Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve.
Në një ndeshje dramatike të zhvilluar mes ‘Tulipanëve’ dhe ‘Tre Luanëve’ nuk pati fitues në 90 minutat e rregullta.
Ishte Marcus Rashford ai që në minutën e 32’ i dha epërsinë lojtarëve të Gareth Southgate, për të shkuar në pushim me epërsi.
Por, Holanda morri timonin në pjesën e dytë dhe arriti që të barazonte shifrat me anë të Matthijs De Ligt, shkruan lajmi.net.
Lingard realizoi edhe një herë në minutën e 82’, por ishte teknologjia VAR ajo që bëri “heroin” për holandezët.
Tashmë, gjithçka do të vendoset në vazhdime, dhe nëse jo, do të shkohet në ekzekutimin e penalltive.