Nuk u morën vesh me Kurtin, njësitë elitare të Policisë paralajmërojnë protestë për të shtunën

10:38 | 06 Dhjetor 2023
nuk-u-moren-vesh-me-kurtin,-njesite-elitare-te-policise-paralajmerojne-proteste-per-te-shtunen

Takimi i kryeministrit Albin Kurti me njësitin elitar të Policisë së Kosovës më 15 nëntor përfundoi pa sukses.

Pas këtij takimi, ky njësit ka paralajmëruar protestë për të shtunën.

Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri.

“Njësitë elitare të Policisë së Kosovës kanë paralajmëruar protestë për të shtunën, a do ta mbajnë ose jo nuk e di, jemi duke biseduar. Te shohim si po bëhet, ndonjë reagim prej dikujt apo ndonjë dialog”, ka deklaruar Zeqiri.

Në takimin e 15 nëntorit njësiti policor pati tri kërkesa:

Kategorizimin si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve, rrezikshmëria të përcaktohet në 50 për qind të pagës bazë dhe që të ketë shtesa për kushte specifike të punës.

Qeveria e Kosovës të nesrmën ka miratuar kalimin e shtesave për rrezikshmërinë për pjesëtarët e Policisë.

Komento: