Nuk u pëlqeu oferta e Juves, Ajax mund ta shesë De Ligt tek kjo skuadër

15:32 | 04 Korrik 2019

Ajax dhe Juventus nuk po mund të arrijnë marrëveshje për De Ligt.

Bordi i Barcelonës në thelb ka hequr dorë nga shanset e tyre për të transferuar Matthijs de Ligt, por mund të ketë ende një shans për qendërmbrojtësin holandez, duke pasur parasysh se Juventusi nuk ka qenë në gjendje të pajtohet për kushtet me Ajax.

Barcelona kishte qenë në gjendje të binte dakord me Ajax, në shumën prej 75 milionë euro plus bonuset.

Megjithatë, Juventusi ofroi 65 milionë euro plus 10 milion euro bonuse dhe kjo nuk u pranua nga Ajax, përcjell lajmi.

Por Juventusi ishte pajtuar me kushtet personale të lojtarit, diçka që Barcelona nuk ishte në gjendje të bënte.

Të dy klubet, pra, kanë arritur të pajtohen deri në gjysmën e transferimit.

Juventusi mund ta zyrtarizonte 19-vjeçarin nëse pajtohet me Ajaxin, kurse ‘Blaugranët’ nëse arrinë marrëveshje me kushtet personale të tij.

Komento: