Nuk u ulen pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk u ulen pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve

16:16 | 02 Shkurt 2019

Prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk u ulen pagat.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë votuar amandamentimin që do t’u ulëta pagat prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar amendamentin për uljen e koeficientit për paga për funksionarët me një ndryshim që të mos ulet koeficienti për sistemin gjyqësor.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka kërkuar që tek amandamenti për përcaktimin e pagave të Qeverisë, të mos përfshihet gjyqësori.

“Të ruhet situata që ndërlidhet me pagat e gjyqësorit. Propozoj një amandament që neni 27 të mos fshihet por të ndryshohet. Dispozitat e këtij ligji për paga, shtesa shpërblime, nuk zbatohen për funksionarin publik si, Gjyqtarin e Kushtetutës, gjyqtarin, prokurorin, kryesuesin e Këshillit Gjyqësor, Prokurorial deri ën vitin 2022. Po ashtu ata nuk do të përfitojnë asnjë shtesë përveç pagës bazë. Pra të vazhdohet ende niveli aktual i pagave në Kosovë. Besoj që kujtdo që ia rrit pagën e pastaj ia zvogëlon është padrejtësi. Duhet ta kemi gjyqësorin prioritet, sundimi i ligjit duhet të jetë pa ndikime partiake. Nuk ka ndikim financiar e ka konfirmuar edhe Ministri Hamza”, ka thënë ai.

Armend Zemaj nga LDK ka thënë se të gjitha këto disnivilizime kanë ndodhur për një arsye.

“Po të mos ishte kjo ndërhyrje atakohet sistemi i Drejtësisë në Kosovë. Ministri i Drejtësisë duhet të marr përgjegjësi më shumë. Parimin e mos diskriminimit ta kemi për të gjithë njëjtë. LDK dëshiron ta dëgjoj komisionin funksional se çfarë kanë menduar. Këta sigurisht e kanë pasur që t’i ulen pagat Qeverisë e kjo në mënyrë analoge ka ndikuar tek Gjyqësori. Ne jemi të përgjegjshëm ndaj kësaj situate dhe LDK e përkrah Gjyqësori.

Albulena Haxhiu nga LVV ka thënë se ka pabarazi tek pagat në gjyqësor.

“Prokurorët dhe Gjyqtarët duhet t’i kenë pagat e larta, por kjo ka ndikuar që ata t’i kenë 2000 euro e zyrtarët tjerë si bashkëpunëtorë profesional 500 euro. Kjo ka krijuar një pabarazi dhe është një dallim i madh. Ne si VV duke marr parasysh që e kemi ditur këtë kemi propozuar amandamente për Gjyqësinë. Nëse amandamentet tona votohen nga ky Kuvend, s’ka nevojë për propozime tjera”, ka thënë ajo.

Shqipe Pantina nga PSD ka thënë se e përkrahin propozimin e PDK-së.

“Sektori i drejtësisë ka nevojë për mbështetje, ne e përkrahim propozimin e Memli Krasniqit”, ka thënë ajo.

Deputeti Rasim Selmanaj ka thënë se AAK e përkrah propozimin e Memli Krasniqit nga PDK.

Milaim Zeka nga NISMA ka thënë se po shihet me çfarë nënçmimi trajtohen deputetët e këtij Kuvendi nga partitë.

“Ju po shihet se ju nuk komunikoni me deputetët e juaj kur janë në komisione. Tani po dëgjoj propozime tjera, kur ne kemi punuar në komisione ju është dashur të na thirrni, të na propozoni e të na këshilloni, jo këtu në seancë. Rroga e Prokurorit të shtetit e gjykatësit do të duhej të ishte shumë më e madhe se e Presidentit në vendet demokratike. Ne me atë nen që e kemi hequr kemi konstatuar që shpëtohet buxheti nga zhvatësit e sistemit gjyqësor. Me këtë po e paraqitni qenë jemi gjoja kundër tyre, po doni ta bëni kaqamak ligji, po doni ta bëni sallat me kompira të prishtë e me lakra, bënë more. Unë propozoj ta tërheqim krejt ligjin, sepse ky ligj ka ardhur me propozime të jashtëzakonshme të PSD-së. Me pas fuqi magjike e kisha tërheq ligjin”, ka thënë ai.

Deputeti nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli ka pyetur kryetarin e komisionit Nait Hasanin për shërbyesit civil të kontrollit në aeroport.

“Propozimi i Memli Krasniqi është i rëndësishëm sepse nëse duam që të funksionoj ligjit atëherë personat përgjegjës duhet t’i kenë kushtet e mira që ti kërkojnë përgjegjësit. Shpresoj që këta persona do ti marrin përgjegjësit e tyre që ta kryejnë punën e tyre. AKR e përkrah”, ka thënë ai.

Kryetari i komisionit, Nait Hasani ka thënë se duhet përkrahur propozimi i komisionit ku është kërkuar të hiqet neni 27.

Komento: