Nuk u zgjodh i preferuari i tyre, kryesia e vjetër e LDK-së në nëndegën Muhaxhirët 2 kërkojnë anulimin e kuvendit zgjedhor

23:59 | 08 June 2019

Me kërkesën e kryesisë së vjetër, me datën 26 maj, në nëndegën e LDK-së, Muhaxhirët 2 është mbajtur një kuvend zgjedhor për kryetar.

Pasi në sallën me 130 delegatë nuk po votohej i preferuari i tyre, kryetari i kësaj dege, Hazir Boroci dhe të tjerë lëshuan sallën.

Kuvendi vazhdoi dhe me 77 vota për, kryetar i kësaj nëndege u zgjodh, Amir Simnica, përcjell ORAinfo.

Boroci në po atë ditë, pa ndonjë arsye thërriti një mbledhje të jashtëzakonshme për anulimin e këtij kuvendi.

Kjo nxiti reagiminin e kryesisë së re të kësaj nëndege të cilët edhe dërguan ankesë në Komisionin për Ankesa në kryesinë qendrore të LDK-së.

Kryetari i ri, Amir Simnica shprehu pakënaqësinë e tij edhe në një status në Faceebook.

Shkrimi i plotë:

“Ndodhi edhe kjo ! Është për t’u çuditur , se si vepron kryesia e degës së 3të që të mbaj sot një kuvend paralel.Demokracia nuk e ka kështu ! Numrat nuk e kanë kështu ! Statuti nuk thotë kështu ! Derisa ankesa për anulimin e padrejtë që ju e bëtë të kuvendit të datës 26 Maj që ju vet e thirrët, është akoma në shqyrtim e sipër në Komision e Kryesi në qendër , ju sot vendosët të mbani një kuvend paralel , dhe me këtë veprim shkelët çdo rregull e statut ! Është i papranueshëm dhe i pa akceptuar ky veprim i juaji ! Ne respektojmë rregulla e vendime….!
LDK-ja njeh rregulla , demokraci , e shprehje të vullnetit të lirë duke u bazuar në statut, e ju sot i shkelët…..!
NË JETË DUHET PASUR VULLNET E DURIM , TË MIRAT VIJNË PASTAJ !

Ibrahim Rugova”./ORAinfo/

Komento: