Nuk zgjidhet Komisioneri Parlamentar për FSK-në

16:07 | 04 Tetor 2023
nuk-zgjidhet-komisioneri-parlamentar-per-fsk-ne

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot nuk kanë arritur të zgjedhin Komisionerim Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pas votimit që u bë sot.

“Konstatoj sipas rezultateve asnjëri nga kandidatët nuk e ka marrë numrin e nevojshëm për t’u zgjedhur Komisioner Parlamentar të FSK-së, le të përsëritet konkursi për këtë pozicion”, ka thënë Konjufca.

Komento: