Numër i frikshëm i aksidenteve vetëm dje, shqiptohen 1 mijë e 256 tiketa trafiku

09:24 | 27 Qershor 2021

Mbi 50 aksidente brenda ditës së djeshme, shqiptohen 1 mijë e 256 tiketa trafiku.

Një aksident me fatalitet u shkaktua gjatë ditës së djeshme.

“Autostrada Ibrahim Rugova, KM 47 Duhel- Malishevë, 26.06.2021 – 15:35. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që me automjet kishte goditur viktimën mashkull kosovar, i cili ishte ndalë me veturë në shiritin emergjencë dhe kishte dalë nga vetura. Si pasojë, viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimën është dërguar në IML për obduksion”.

Poashtu gjatë 24 orëshit të fundit u shkaktuan dhe 23 aksidente trafiku me të lënduar dhe 31 me dëme materiale.

Përgjatë kësaj kohe, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 256 tiketa për të gjithë shkelësit e rregullave në trafik.

Komento: