Numër i madh i rasteve me koronavirus në Shqipëri

19:42 | 20 Dhjetor 2020

14 të vdekur dhe 461 raste me COVID-19 në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri bën të ditur se këtë të diel atje kanë ndërruar jetë 14 persona nga COVID-19 si dhe janë shënuar 461 raste të reja.

Në këto 24 orë të fundit janë shëruar edhe 290 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 28 mijë e 121 persona.

Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive me koronavirus atje është 53,003 njerëz, numri i rasteve aktive është 23 mijë e 794 pacientë, si dhe jetën e kanë humbur një mijë e 88 persona.

Komento: