Numër rekord regjistron OBSH, mbi 581 mijë të infektuar për një ditë

16:27 | 07 Nëntor 2020

OBSH regjistron rekord të rasteve, mbi 581 mijë të infektuar për një ditë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shënuar një rekord të ri në numrin e rasteve të koronavirusit të regjistruar në një ditë të vetme.

OBSH regjistroi 581 mijë e 679 raste në të gjithë botën gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo shifër është mbi 24 000 njësi më shumë se shifra e fundit më e lartë ditore, e regjistruar më 31 tetor.

Më shumë se 48,5 milionë raste të infeksionit janë regjistruar në të gjithë botën që nga fillimi i shpërthimit të virusit në fund të vitit të kaluar.

Ekspertët presin që numri aktual i rasteve të jetë shumë më i lartë se numri zyrtar.

Komento: