
Ende nuk dihet nëse Shaip Kamberi do të jetë deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, derisa në zgjedhjet paraprake shqiptarët u përfaqësuan nga tre deputetë.
Nga numërimi i rreth 97,94 përqind të votave, Sipas Komisionit Republikan të Zgjedhjeve (REC), Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” i udhëhequr nga Shaip Kamberi ka marrë 0,26 për qind apo 9643 vota, duke mos e siguruar aktualisht asnjë deputet, transmeton Reporteri.
Ndërkaq lista tjetër e shqiptarëve Alternativa për Ndryshim – Alternativa Demokratike Shqiptare ka arritur të grumbullojë 0.09 për qind, apo 3250 vota.
Megjithatë, numërimi final i votave është duke vazhduar ende.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës garuan në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi me dy lista.
Shaip Kamberi para disa ditësh pati deklaruar se shqiptarët synojnë të kenë së paku tre deputetë në Kuvendin e Serbisë.
Për dallim nga këto zgjedhje, në zgjedhjet e kaluara ministri shqiptar i Jashtëm i asaj kohe, Gent Cakaj kishte punuar shumë duke unifikuar faktorin shqiptarë të cilët kishin garuar në një listë të përbashkët zgjedhore.