Numërimi i votave me postë shkon mbi 25%, VV e para, LDK performon më mirë se PDK e AAK

17:15 | 13 Qershor 2026
numerimi-i-votave-me-poste-shkon-mbi-25%,-vv-e-para,-ldk-performon-me-mire-se-pdk-e-aak

Në QNR është duke vazhduar numërimi i votave me postë. Tashmë janë numëruar mbi 26 %, dhe sipas votave të evidentuara në faqen e KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje prinë me 67.72 % apo mbi 3 mijë e 400 vota.

LDK është e dyta me afër 1 mijë vota, e ndjekur nga AAK që ka rreth 350 vota.

Ndërsa PDK është e katërta me 306 vota.

Numri i ulëseve në Kuvendin e Kosovës deri tani nuk ka ndryshuar. VV ka 50 mandate, PDK 23, LDK 19 dhe AAK 8.

Komento: