
Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve po vazhon procesi i numërimit të votave me postë.
Aktualisht janë numëruar mbi 91% të votave dhe sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar edhe mandatin e 53-të.
Kjo ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës të ketë një mandate më pak, përkatësisht nga 19 ulëse, ka rënë në 18.
Partia Demokratike e Kosovës mbetet me 22 mandate, derisa Aleanca me 7.