
Janë numëruar 10% e votave me postë për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Në përditësimin efundit të të dhënave, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njoftohet se deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po prin me 64.26%, ose 1,602 vota.
Pas saj, është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 16.93%, ose 422 vota.
Në vendin e tretë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.44%, ose 335 vota.
Pas saj, është Partia Demokratike e Kosovës me 3.25%, ose 81 vota.
