Numërohen 12 mijë vota nga diaspora, këto janë rezultatet

22:37 | 16 October 2019

Janë numëruar gati 12 mijë vota të ardhura nga jashtë Kosovës, nga rreth 13500 sa ishin në total për numërim.

Sipas rezultateve të deritashme, VV-ja prin me 6341 vota, para LDK-së që ka 2034. PDK-ja është e treta me 1928 vota, ndërsa koalicioni Nisma-AKR-PD ka grumbulluar 826 vota. Koalicioni AAK-PSD ka 541 vota.

Nga 80% të votave me postë: VV-ja e para, pastaj LDK e PDK, kurse Nisma është para AAK-së

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve janë numëruar mbi 80 për qind e votave të ardhura me postë nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 6 tetorit.

Nga këto del se LVV prind bindshëm, duke grumbulluar 5827 vota.

Pas saj është LDK-ja me 1892 vota, 99 më shumë se PDK-ja që ka 1793 sosh.

Është koalicioni NISMA-AKR-PD ajo që deri tani ka 725 vota, kurse koalicioni tjetër, ai mes AAK-së e PSD-së ka gjithsejtë 504.

Komento: