Numërohen 70 % të votave, ndryshon rezultati, ja kush po prin në zgjedhjet në Maqedoni

22:30 | 21 April 2019

Janë publikuar 70 për qind e votave.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut, ka publikuar rezultatet e 70 për qind të votave të numëruara.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në faqen zyrtare ka publikuar rezultatet e para nga zgjedhjet për kryetar shteti.

Më poshtë ju sjellim rezultatet:

Blerim Reka (Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa) është votuar nga 68 mijë e 820 qytetarë apo 11,17% , shkruan lajmi.net.

Gordana Siljanovska Davkova (VMRO-DPMNE dhe koalicioni) ka marrë 259 mijë e 069 vota apo 42,04%.

Stevo Pendarovski (LSDM, BDI, PDSH, Alternativa dhe tjerë) ka marrë 262 mijë e 348 vota apo 42,57%.

Nga kjo përqindje e votave të përpunuara 20.742 vota janë fletvotime të pavlefshme, apo 4.21%.

Komento: