Demokracia në Veprim ka publikuar rezultatet preliminare për zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën sot në Kosovë.
Në këto zgjedhje kanë votuar më shumë se 800 mijë qytetarë të Kosovës, ku edhe është parë një rritje e daljes në votime krahasuar me vitet paraprake.
DnV-ja përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se në bazë të rezultateve preliminare për fletëvotimet e numëruara për 2047 vendvotime ose 80% e vendvotimeve në gjithë Kosovën prin LDK-ja me 24,63 %.
Sipas DnV-së, pas LDK-së me përqindje më të madhe të votave renditet Lëvizja Vetëvendosje me 24,27 % dhe Partia Demokratike e Kosovës me 22,41%. /ORAinfo/