Numërohen 85 për qind e votave, ky kandidat me një këmbë në fronin e kreut të Maqedonisë

21:54 | 05 Maj 2019

Numërohen 85 për qind e votave në Maqedoni.

Sot u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, ku qytetarët zgjodhën kryetarin e shtetit, në mes Gordana Siljanovska-Davkova dhe Stevo Pendarovskit, njofton Telegrafi Maqedoni.

Censusi i duhur prej 40% pjesmarrje në zgjedhje nga 1,808,131 votues u arrit dhe kjo tregon se zgjedhja e presidentit është legjitime.

Në rrethin e dytë garuan Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkova.

Ju sjellim votat e kandidatëve me 80.65% e votave të numëruara nga gjithësejt 1.808.131 votues që janë në Listën zgjedhore.

Gordana Siljanovska Davkova ka fituar: 287.833 vota apo 43,69% e votave të numëruara.

Stevo Pendarovski ka fituar: 347.565 vota apo 52,76% të votave të numëruara.

Vota të pavlefshme: 23.380 vota apo 3.55%

Procesi zgjedhor sipas gjithë palëve vëzhguese ishte korrekt, demokratik dhe i qetë.

Këto janë zgjedhjet e pesta presidenciale në Maqedoni dhe të parat pas ndryshimit të emrit të shtetit.

Kryetarë të mëhershëm ishin, Kiro Gligorov, Boris Trajkovski, Branko Crvenkovski dhe Gjorge Ivanov.

Komento: