Numërohen afro 15% të votave nga KQZ: LVV 38,68%, PDK 22,53%, LDK 17,85%, AAK 9,71%

20:10 | 07 Qershor 2026
numerohen-afro-15%-te-votave-nga-kqz:-lvv-38,68%,-pdk-22,53%,-ldk-17,85%,-aak-9,71%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 38,68% të votave, kur janë numëruar votat e para, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 14,49% e vendvotimeve të procesuara.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 22,53%.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 17,85%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 9,71% të votave deri më tani.

Kosova mbajti sot sërish zgjedhje – të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, vendi shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.

Komento: