Numërohen disa prej votave me kusht, ja cila parti po prin

22:26 | 24 October 2019

Po numërohen votat me kusht.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon numërimi i votave me kusht.

Partia e cila ka siguruar më së shumti vota deri tani është Lëvizja Vetëvendosje me 1062.

Në bazë të numërimit, e dyta radhitet PDK me 881, e pasuar nga koalicioni AAK- PSD me 879 vota, raporton indeksonline.

Sipas rezultateve preliminare zgjedhjet e 6 tetorit i ka fituar Lëvizja Vetëvendosje me 25.49 për qind të votave.

Janë numëruar edhe votat nga diaspora.

Komento: