Në QNR po vazhdon numërimi i votave me kusht.
Janë numëruar rreth 11 mijë vota me kusht.
Vetëvendosje vazhdon të jetë e para edhe nga këto vota pasi që deri tani ka marrë 2.915 vota.
PDK-ja është e dyta me 2.336 vota, para LDK-së që ka 2058 sosh.
AAK-ja ka 1.752 vota, ndërsa Nisma nuk ka lëvizur shumë duke siguruar deri tani 513 vota.