Numërimi i votave janë në përfundim.
Në Qendrën e Numërimit (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave me kusht të zgjedhjeve të 6 tetorit.
Deri në ora 21:30 janë numëruar 20540 vota, ku prin LVV me 6033, e pasuar nga PDK me 4443, e treta është LDK me 4056, koalicioni AAK-PSD ka 2799 vota, Nisma-AKR-PD ka 1067 vota dhe Lista Serbe ka 740 vota.
Numri total i votave me kusht dhe personave me aftësi të kufizuara është afër 29 mijë.
Sot, Gjykata Supreme ka marrë vendim që KQZ duhet t’i numërojë edhe votat e mërgatës të cilat kishin ardhur me vonesë në Kosovë.