Numërohen mbi 5 mijë vota me postë, prin bindshëm kjo parti

18:10 | 16 October 2019

Po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Deri në këto momente janë numëruar gjithsej 5242 fletëvotime.

Në bazë të rezultatit prin Lëvizja Vetëvendosje me 2553 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 972 vota. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 825 vota nga diaspora.

Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 369 vota kurse koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë gjithsej 356 vota.

Komento: