Numërohen mbi 80% të votave nga KQZ: LVV 43,63%, PDK 21,77%, LDK 18,01%, AAK 7,43%

21:35 | 07 Qershor 2026
numerohen-mbi-80%-te-votave-nga-kqz:-lvv-43,63%,-pdk-21,77%,-ldk-18,01%,-aak-7,43%

Lëvizja e Vetëvendosje ka marrë 43,63% të votave të rregullta, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga 81,10% e vendvotimeve të procesuara.

Partia Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 21,77%.

Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 18,01%.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 7,43% të votave deri më tani.

Kosova mbajti sot sërish zgjedhje – të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, vendi shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.

Komento: