Numërohen rreth 68% e votave në përfaqësitë diplomatike, KQZ njofton për rezultatet e deritashme të partive

21:38 | 27 Shkurt 2025
numerohen-rreth-68%-e-votave-ne-perfaqesite-diplomatike,-kqz-njofton-per-rezultatet-e-deritashme-te-partive

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), po vazhdon numërimin e votave nga kutitë e përfaqësitë diplomatike të Kosovës.

Kur janë numëruar 67.44% të votave apo 29 nga 43 kutitë, po vazhdon të prijë Lëvizja Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurti ka 81.91% të votave. Më pas është Lidhja Demokratike e Kosovës me 7.50%.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka 6.14%, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1.50%.

Komento: